Telenews

Sot ka reduktime të furnizimit me ujë në Fushë-Kosovë, këto janë oraret

 

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se sot do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në Fushë Kosovë.

Në njoftimin e tyre lëshuar në ‘Facebook’ thuhet se reduktimet do të jenë nga ora 10:00-16:00 dhe 23:00-05:00.

Sipas tyre, një gjë e tillë ka ndodhur si pasojë e ngritjes së trubullirës në liqenin e Ujmanit.

“Ju njoftojmë se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit, jemi të detyruar t’fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën. Reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00”, thuhet në njoftim.

“Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës. Deri atëherë situata mbetet e njejtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, përfundon njoftimi. /Telenews/

Të ngajshme

Përparim Rama ia jep një lëvdatë vetes pa e parë gjendjen në terren, thotë se problemi me qen endacakë është zgjidhur

KushtrimGuraj

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO

Donat Hashani

Britania sfidon Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Dorëzoni Radoiçiqin

Donat Hashani