Telenews

Sot mbahet akademi përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të Kombit, Ferid Curri

Sot mbahet akademia përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të Kombit, Ferid Esat Curri.

Akademia përkujtimore do të fillojë nga ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq.

Ndërsa, në orën 14:40 do bëhen homazhe pranë Lapidarit të dëshmorit të Kombit, Ferid Curri, Mazgit i ulët.

Me këtë rast, përvjetor jubilar, do të promovohet video klipi dhe kënga kushtuar dëshmorit, Ferid Curri, kënduar nga Nipat e Sefë Mleqanit.

Akademia mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

source

Të ngajshme

Haradinaj-Rushitit e pakicave: Mos vazhdoni të jeni pjesë e këtij turpi

Valjeta Turkaj

IKSHPK-ja alarmon për pasoja nga ndotja e ajrit, propozon marrjen e masave

Valjeta Turkaj

Ndalohen tre zyrtarë shtetërorë në Ferizaj

Valjeta Turkaj