Telenews

Sot mbahet akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Ali Lajçit

 

 

Sot mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së ish kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Lajçi

Ish-kryetari i Pejës vdiq javën e kaluar, derisa njihej për aktivitetin e madh politik.

Kjo akademi mbahet në Hotel Dukagjini në Pejë, nga ora 12:00 e mesditës.

Ai në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Krasniqi: Nuk e marrim mandatin për ta krijuar Qeverinë, Presidentja të na ftojë e të shkojmë në zgjedhje

KushtrimGuraj

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

KushtrimGuraj

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, lëkundjet ndihen në Stamboll dhe Izmir

KushtrimGuraj