Telenews

Sot mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës

 

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen për dy seanca.

Fillimisht ata do të vazhdojnë seancën e jashtëzakonshme që ishte ndërprerë dhe do të diskutohen pikat e rendit të ditës:

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.

Pastaj do të fillojë seancë e re plenare me pikat e rendit të ditës:

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”,
3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-298 për ratifikimin e “Amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020”,
4.    Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
5.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
6.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
8.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
9.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
10.    Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
11.    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
12.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
13.    Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave,
14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,
15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
16.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
17.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
18.    Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
19.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022,
20.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
21.    Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
22.    Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024,
23.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022.

Të ngajshme

Përfundon takimi konsultativ mes përfaqësuesve të partive para nisjes së seancës

Donat Hashani

Haradinaj: Limaj na ka ik në mënyrën më të turpshme

Donat Hashani

Sveçla i nervozuar para seancës: Mos folni budallakina

Donat Hashani