Telenews

Sot më ngrohtë, maksimalja deri në 30 gradë

parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme

Mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell pritet të mbajë në vend ditën e mërkurë. Pasdite me kalime vransirash, mund të shfaqen kushte për ndonjë rrebesh shiu, më shumë pranë zonave malore.

Frynë erë më e theksuar verilindore, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 6-14m/s. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 28C e 30C.

Ditën e enjtë kalojnë vransira përgjatë vendit, por pa mundësi për të reshura. Nga dita e premtë parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell, e mjaft i nxehtë.

Temperaturat gradualisht në rritje deri në 29C e 31C, të enjtën e të premtën. Në fundjavë arrinë vlera prej 34C e 36C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Era frynë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s, njofton Mendimi për Motin.

 

Të ngajshme

Mbi 35 palestinezë vriten duke kërkuar ushqim në Gazë

KushtrimGuraj

Horoskopi ditor, 7 Gusht 2025

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 07 gusht 2025

Valjeta Turkaj