Telenews

Sot në Luginë protestë e shqiptarëve drejt pushtetit serb

Sot me 12 gusht në Luginë të Preshevës, do të dalin për të protestuar shqiptarët e kësaj ane kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet në Luginë nga Beogradi.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës. Të nderuar shqiptarë të Luginës. Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit”, shkroi kryetarja e Preshevës Ardita Sinani.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, javë më parë, nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në platformën sociale, Facebook, ndërsa paralajmëroi organizimin e një proteste gjithëpopullore potencoi se diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar “i ka prekur kufijtë e racizmit”.

“Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare në vendin tonë pa u prekur nga procesi i pasivizimit të adresave”.

Përmes pasivizimit, sipas tij, Serbia po ua heq qytetarëve të drejtën e votës.

“Andaj u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse që të korrigjojnë këto shkelje të rënda pa vonesa të mëtejshme”, apeloi ai.

Sa i përket punësimeve në institucionet shtetërore, sipas Lutfiut, po injorohen kuadrot shqiptare ndërsa po sjellën kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.

“Në Preshevë mbi 95 për qind shqiptarë drejtori i shtëpisë së shëndetit në këtë qytet është serb, në konkurset e shpallura nga ky institucion injorohen mjekët shqiptarë ndërsa sillen kuadro nga qytete të tjera të Serbisë”.

Ky praktik i diskriminimit, siç potencon ai, është në secilin institucion shtetëror.

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, kjo tendencë e Serbisë bie ndesh me obligimet që ka ky vend për respektimin e të drejtave të pakicave.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj