Telenews

Sot në Prishtinë nis ngjarja evropiane e basketbollit për femra

Sot në Prishtinë fillon Kampionati Evropian i Basketbollit për Shtetet e Vogla në konkurrencën e femrave.

Nga sot e për 5 ditë me rradhë deri me 30 prill në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, 8 Kombëtare do të luajnë në këtë ngjarje të madhe basketbollistike e cila organizohet në Kosovë për herë të parë.

Në këtë Evropian luajnë edhe Kosova dhe Shqipëria, ku të dyja shtetet i zhvillojnë ndeshjet sonte.

Qytetarët e Kosovës do të kenë rastin që për herë të parë të shohin Përfaqësuesen A të Kosovës – Femrat duke luajtur në shtëpi në një garë me shtatë shtete të tjera, ku në një konkurrencë shumë të fortë ekipi ynë synon të bëjë më të mirën për të shënuar rezultate sa më pozitive.

Kosova sonte luan ndaj Maltës me fillim nga ora 20:30.

Duelet tjera të ditës janë:

Qipro – Gjeorgjia, ora 13:00.

Norvegjia – Armenia, ora 15:30.

Shqipëria – Andorra, ora 18:00.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj