Telenews

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Planit të Rritjes të BE-së, Kurti përfaqëson Kosovën

Samiti i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian do të mbledhë sot në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Vendi ynë, Kosova ndërkaq do të përfaqësohet nga kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Diskutimet për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian, do të jenë në fokus të punimeve të këtij samiti.

Sipas agjendës së bërë publike, liderët do të mbërrijnë në orën 09:30, për t’iu bashkuar punimeve të samitit i cili do të nisë në orën 10:00.

Të ngajshme

Komandanti i Forcave Turke viziton KFOR-in, fokus siguria në Kosovë

Valjeta Turkaj

Të shtëna me armë zjarri në Slivovë

Valjeta Turkaj

Arrestohen dy burra kosovarë dhe një shtetase serbe – kanosën zyrtarët policorë

Valjeta Turkaj