Telenews

Sot nga kjo orë garon xhudistja tjetër kosovare në Lojërat Olimpike

Xhudistja Loriana Kuka, është për herën e dytë në Lojërat Olimpike.

Sot ajo do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Kuka tha se do ta japë maksimumin në Tatami.

“Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo.

Deri më tani skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, kanë arritur që t’i fitojnë dy medalje olimpike në Paris.

Distria Krasniqi, e ka ‘rrëmbyer’ medaljen e argjendtë derisa Laura Fazliu të bronztën.

Mbetet të shihet nëse “Lori” nesër do të arrijë t’i sjellë vendit edhe ndonjë medalje.

Të ngajshme

Chelsea po planifikon një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Arsenalit

KushtrimGuraj

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Diogo Jota dhe vëllai i tij përcillen në “banesën e fundit”, pranë kishës në qytetin e Gondomarit

Donat Hashani