Telenews

Sot nis fushata zgjedhore për balotazh – KQZ tregon si duhet të zhvillohet

Duke nisur nga sot e deri në hapjen e vendvotimeve, të dielën e 9 nëntorit, në orën 07:00, subjektet politike dhe kandidatët do të zhvillojnë fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Fushata zgjedhore dhe gara e balotazhit, do të zhvillohet nën një situatë krize politike, pas dështimit të mandatarit, Albin Kurti, për të formuar Qeverinë e re dhe nën ethet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që mund të mbahen në muajin tjetër, në dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për EO për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore.

“Gjatë periudhës prej më shumë se gjashtë ditësh, nga 3 deri në momentin e hapjes së Qendrave të Votimit, më 9 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore”, tha Elezi.

Elezi ka përmendur një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ka përcaktuar një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre. Këto ndalesa lidhen kryesisht me mospengimin e fushatës së kundërshtarit politik dhe ndalimin e rreptë të kërcënimeve dhe dhunës gjatë procesit zgjedhor. Në përgjithësi, sipas ligjit, fushata duhet të zhvillohet në një atmosferë të qetë, të respektueshme, demokratike, pa gjuhë urrejtjeje, pa frikësime dhe e distancuar nga çdo formë dhune”, tha Elezi.

Të ngajshme

Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një person në veri

Valjeta Turkaj

Therje me thikë në një lokal në Podujevë

Valjeta Turkaj

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Valjeta Turkaj