Telenews

Sot nis punimet Forumi i Paqes në Paris

Forumi i Paqes në Paris, i cili do të mbledhë liderë të shumë vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, do t’i nisë punimet sot.

Edicioni i pestë i këtij Forumi, i titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë”, i kushtohet sfidave më të mëdha të sotme, duke përfshirë përkeqësimin e ndryshimeve klimatike, valët e pandemisë së koronavirusit, thellimin e pabarazisë dhe konfliktet gjeopolitike me pasoja globale.

Fokusi i takimit dyditor në Paris do të jetë parandalimi i polarizimit shkatërrues të botës, i cili do të kërcënonte përpjekjet kolektive për përballimin e shumë sfidave të rëndësishme për njerëzimin.

Mes krerëve të shteteve, në Forum do të flasin presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidentët e Argjentinës dhe Kolumbisë, Alberto Fernandez dhe Gustavo Petro. Do të flasë edhe gruaja e mbretit të Jordanisë, Rania Al-Abdullah.

Mes folësve janë përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve financiare, duke përfshirë kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Mathias Cormann dhe Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), David Beasley.

Ndër të tjera, në takim do të flasin Guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Carlo Monticelli dhe drejtorët e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe UNESCO-s, Gilbert Houngbo dhe Audrey Azoulay.

Në Forumin e Paqes në Paris po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët dje janë takuar me presidentin francez Emmanuel Macron.

Po ashtu, pjesëmarrës i Forumit është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Forumi i Paqes në Paris u nis nga Macroni në vitin 2018, në njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me qëllim promovimin e multilateralizmit.

Të ngajshme

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Erzana Fazliu

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu