Ditën e sotme për herë të 35-të me radhë deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Në vazhdimet e seancës që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.
Opozita po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndryshojë kandidatin mirëpo kjo nuk po pranohet nga VV-ja.
Seanca nis nga ora 10:30.