Telenews

Sot përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Edhe pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se sot ( e martë) do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00.

Kësisoj, deputetët do ta bëjnë përpjekjen e pesëmbëdhjetë për konstituim. Por, njohësit e kushtetutshmërisë po konsiderojnë se përplasjet politike dhe përpjekjet për konstituim kanë sjellë diskutime të shumta juridike, sidomos rreth nenit 113 të Kushtetutës dhe veprimeve të fundit në seancat parlamentare.

Neni 113 i Kushtetutës së Kosovës u jep të drejtë së paku dhjetë deputetëve që brenda 8 ditëve pas marrjes së një vendimi në Kuvend, qoftë ligj, akt tjetër juridik apo procedurë, ta dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kësaj gjykate të hënën i ka shkuar një kërkesë e tillë, ajo për votimin e fshehtë për kryeparlamentar duke qenë në procedurë të votimit.

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj