Telenews

Sot plotë ngjarje në Kosovë

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Komisioni për Arsim shqyrton Programin Kombëtar të Shkencës 2023/2028 dhe formimin e Grupit punues për Projektligjin për Artin dhe Kulturën.
(Kuvendi i Kosovës, salla N-294, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi takohet me kryetarët e odave të profesionistëve shëndetësorë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet konferenca “Sigurimi i cilësisë në Arsimin e Lartë”, ku do të publikohen dy raportet e monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave – NARIC për 2022. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Ekonomi lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Sindikata e KEK-ut proteston për rritjen e pagave dhe pagesën e fundjavave për punëtorët. (Para zyrave të KEK-ut, Prishtinë, ora 11:00)

Agjencioni i Statistikave të Kosovës, fton qytetarët e komunës së Gjakovës në takimin e përbashkët ku do të diskutohet për nisjen e procesit të regjistrimit të popullsisë. (Salla e Kuvendit të Komunës në objektin e ish – “Bankosit” Gjakovë, ora 12:00)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi zhvillojnë këto aktivitete në Komunën e Klinës dhe Komunën e Pejës:

– Vizitë te projekti “Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes”, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës (vënia e gurthemelit); (Klinë, ora 12:30-12:50)

-Vizitë te përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në Komuna Muzafer Palamar. (Vitomiricë, Pejë, ora 14:30-14:45)

– Vizitë te përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë, Sefer Hagjijaj. (Fshati Vitomiricë, ora 14:55-15:10)

– Vizitë te përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë, Gëzim Saku. (Fshati Treboviq, 15:20-15:35)

Federata e Xhudos e Kosovës certifikon grupin e parë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në xhudo. (Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë, ora 13:00)

Universiteti i Prishtinës në praninë e ambasadorit austriak do ta ngritë flamurin e Austrisë në oborrin e Rektoratit të UP-së dhe do ta mbajë aty për një javë. (Rektorati i UP-së, ora 13:30) /Telenews.al/

Të ngajshme

21 fëmijë në mesin e viktimave nga përmbytjet në Kerr të Teksasit

Valjeta Turkaj

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Valjeta Turkaj

Kosova rriti importin nga Serbia mbi 100 për qind

Valjeta Turkaj