Telenews

Sot proteston kjo njësi e Policisë para Qeverisê

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT do të protestojë këtë të mërkurë para Qeverisë së Kosovës.

Ata do ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

Mësohet se protesta do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Pas FIT-it, ngjashëm do të veprojë edhe Njësia Speciale Operative, njësi e cila do të protestojë të enjten.

Pakënaqësi mësohet se ka shprehur edhe Njësia për Eksplozivët dhe Deminim e policisë, por që për ta nuk dihet nëse do të protestojnë ose jo. /Telenews.al/

Të ngajshme

Shkarkohet nga detyra u.d. i Sekretarit të Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Molliqaj: Sot duhet t’i themi jo kapjes së shtetit

Rrezarta Ramaj

Reagon LDK: Qasja e VV-së është për keqardhje, s’e përkrahim

Rrezarta Ramaj