Telenews

Sot Samiti Evropë Juglindore-Ukrainë, Osmani përfaqëson Kosovën

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do të mbahet më 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, e ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore.

Në këtë samit si dhe për herë të parë në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, ku u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria qëndron përkrah me Ukrainën, shtet që për dy vjet po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

Rama tha se Shqipëria, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, edhe Ukraina ka të drejtën të jetojë si shtet i barabartë.

Të ngajshme

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Valjeta Turkaj

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në Mitrovicë të Veriut

Erzana Fazliu

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në Fushë Kosovë

Erzana Fazliu