Telenews

Sot shënohet 25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Sot në Gllogjan do të shënohet 25 vjetori i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që njihet si Epopeja e Dukagjinit.

Gjatë ditës së sotme, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit do të ketë disa aktivitete.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. /Telenews.al/

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj