Telenews

Sot shënohet 81 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit

 

 

Filozofi, veprimtari dhe aktivisti i njohur i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti po të ishte gjallë sot do të kishte mbushur 81 vjet.

Hoti kishte lindur me 17 Qershor të vitit të largët 1943.

Ai u zhduk nga 16 maj 1999, derisa ka qenë profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe themelues i UNIKOMB, një partie politike në Kosovë.

Për shkak se përkrahu demostratat e 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Halil Alidemaj, Ekrem Kryeziu, etj. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më.[3] Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur.

Është i pari që shkroi për konceptin e demokracisë autentike në viset shqiptare që nga 1994. Si studjues mbahet mend për veprën Filozofia politike e çështjes shqiptare botuar më 1995 në Tiranë.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 prill

Erzana Fazliu

Kos për masat ndëshkuese ndaj Kosovës: Jo të gjitha shtetet anëtare janë për heqjen e tyre

KushtrimGuraj

Dhu*nimi i të miturës në Gjakovë, arrestohet i dyshuari i dytë

KushtrimGuraj