Telenews

Sot shumë nxehtë, temperaturat deri 37 gradë – nga e mërkura më freskët

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32- 37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që mbi vendin tonë të bie shi i percjellur me breshër dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.

E enjte- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Të ngajshme

Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Lipjan

Valjeta Turkaj

Haxhiu thotë se njëanshëm ka vendosur të tërhiqet nëse s’i merr 61 vota në votim të fshehtë

Valjeta Turkaj

Dështon përpjekja e 43-të, kryesuesi Dehari ua ndërpret fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Valjeta Turkaj