Telenews

SOT TRI NDESHJE INTERESANTE NË BKT SUPERLIGËN E KOSOVËS NË FUTBOLL

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.
Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën finale të ndeshje dhe tashmë çdo pikë vlen shumë në arritjen e objektivave për secilin klub.
Të tilla janë tri ndeshjet që pritet të zhvillohen sot, ku luftohet për titull dhe për mbijetesë.
Gjilani është nikoqir i Feronikelit në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me vendasit që duan fitore për të mbetur në hap me Ballkanin për titull, ndërsa mysafirët thuajse kanë rënë nga kategoria edhe matematikisht.
Ndeshja tjetër interesante është ajo në mes të Drenicës dhe Dukagjinit në Skenderaj, me të dy klubet që duan maksimumin e pikëve për të shmangur zonën e barazhit, por edhe rënien direkte nga kategoria.
Takimi i fundit, por jo nga rëndësia zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, me Malishevën që pret Ulpianën, ku vendasit duan ti ikin sa më shumë zonën së rrezikshme, ndërsa mysafirët me një fitore do shtonin gjasat për mbijetesë.
Të tri ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 14:00.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu