Telenews

Sot vazhdohet me seancës e rradhës konstituive, Ministri Murati tregon disa interpretime

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka lënë anash financat dhe po merret me interpretimet se si të konstituohet Kuvendi, ani pse për herë të nëntë partia e tij ka dështuar të ketë numrat për kryetarin e Kuvendit.

Në interpretimin e tij të radhës, Murati ka gjetur se ekziston “koalicioni konstitutiv” kur ka analizuar mënyrën se si hartuesit e Kushtetutës kanë dashur të balancojnë pushtetin legjislativ.

“Për dallim prej qeverisë, ku vetëm koalicioni qeverisës i merr të gjitha pozitat në ekzekutiv, në Kuvend pushteti ndahet tek të gjitha partitë. Pra nuk i merr të gjitha pozitat e kryesisë koalicioni qeverisës që bën 61 vota, por pozitat e kryesisë ndahen tek të gjitha partitë. Në njëfarë forme, hartuesit e Kushtetutës kanë dashur të balancojnë pushtetin legjislativ duke imponuar, nëse mund të quhet kështu, një Koalicion Konstituiv para se të kalohet tek Koalicioni Qeverisës”, ka interpretuar Murati.

“Kryetari dhe një Nënkryetar i takojnë partisë më të madhe, një Nënkryetar i takon partisë së dytë, një Nënkryetar i takon partisë së tretë, dhe dy Nënkryetarë u takojnë partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë”, ka shtuar ai.

Ai tha se “prandaj nuk ka kuptim që edhe më tutje të stërzgjatet diçka që është e përcaktuar në Kushtetutë”.

“I kemi dëgjuar përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së teksa thonë që për pozitën e Nënkryetarit e cila u takon atyre me Kushtetutë, s’e shohin të nevojshme të diskutojnë se kë e propozoinë kandidat. Të njëjtën gjë po e themi edhe ne për pozitën që na takon nga po i njëjti Nen i Kushtetutës – Neni 67”, ka thënë veç të tjerash Murati.

Sipas tij, Koalicioni Konstituiv, i përbërë prej të gjithë deputetëve, duhet ta zgjedhë Kryesinë e Kuvendit.

“Marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi, mendoj që mënyra e votimit të fshehtë, e sugjeruar edhe nga Gjykata Kushtetuese, ofron mundësinë ideale për të dalë nga bllokada dhe deputetët e zgjedhur të mund të çojnë në vend pushtetin e deleguar nga qytetarët, duke konstituuar Kuvendin e duke zgjedhur qeverinë e re”, ka thënë ai.

“Normalisht që më shumë do të duartrokitej nëse të tri partitë më të mëdha do të bëheshin bashkë për të zbatuar detyrimin Kushtetues dhe të votonin në mënyrë të hapur, si Koalicion Konstituiv, Kryesinë e Kuvendit, por në mungesë të një konsensusi të tillë, çfarëdo mënyre e votimit që zhbllokon procesin është më e mirë salesa të vazhdohet kështu pafundësisht. Nesër, le ta zgjedhim Kryesinë e Kuvendit”.

Të ngajshme

Ushtarët amerikanë dhe gjermanë patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës

Donat Hashani

Gërvalla thotë se opozita po pret të bëjë koalicion me Listën Serbe

Donat Hashani

Nis grumbullimi i deputetëve të Kosovës për seancën e 10-të

Donat Hashani