Telenews

Sot vazhdon Liga e Kampionëve, luhen këto ndeshje dhe vëmendja në Mynih

Liga e Kampionëve vazhdon edhe këtë javë me ndeshjet e xhiros së dytë në fazën e grupeve.

Këtë të martë në program për t’u zhvilluar janë shtatë ndeshje.

Padyshim se kryendeshja do të zhvillohet në “Allianz Arena”, mes Bayern Munichit dhe Barcelonës.

Të dy skuadrat kanë regjistruar fitore në ndeshjet e para. Bayerni mposhti Interin në udhëtim, teksa Barcelona fitoi si vendase ndaj Viktoria Plzenit.

Interi do të kërkojë fitoren e parë në grup, pasi sonte luan në udhëtim te Plzeni.

Në kërkim të fitores së parë është edhe Liverpooli, që pas humbjes nga Napoli javën d kaluar, sonte do të luajë kundër Ajaxit. Skuadra holandeze në ndeshjen e parë kishte triumfuar ndaj Rangersit.

Ndeshjet tjera që zhvillohen sonte janë: Sporting – Tottenham, Bayer Leverkusen – Atletico Madrid, Porto – Club Brugge dhe Marseille – Eintracht Frankfurt.

Të ngajshme

Kosova fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes në Kroaci –

KushtrimGuraj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” kërkojnë fitoren për kreun e grupit –

KushtrimGuraj