Telenews

Sot votohet në Kosovë: Mbi 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote

Sot më 7 qershor, rreth 1.96 milion qytetarë me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Votimi do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime, ku qytetarët do të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit dhe qeverinë e ardhshme.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në garë janë 21 subjekte politike me 902 kandidatë, të cilët konkurrojnë për ulëse në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të funksionalizohet një dhomë operative, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, për monitorimin dhe administrimin e zgjedhjeve.

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi