Telenews

Sot zhvillohen dy super-super ndeshje në basketbollin kosovar

Superliga e Kosovës në Basketboll sot dhe nesër vazhdon me super ndeshje interesante.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro e cila luhet sonte, pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”. Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.

Sonte sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje. Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.

Takime mjaft të rëndësishme shihen ato që zhvillohen nesër. Vëllaznimi ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni përballet me Borën, që kanë nga një fitore e katër humbje.

Dy takimet janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lartë në tabelë.

Superliga – Java 6

E shtunë

17:00 Trepça – Peja

19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina

E diel

17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni – Bora

Të ngajshme

Sot zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar

Donat Hashani

Edon Zhegrova sonte gati për magjinë me Lille ndaj Monacos

KushtrimGuraj

Ferizaji me fitore të madhe në Gjilan

Donat Hashani