Telenews

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohen vite me nga Perëndimi

Analisti Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar situatën në veri të Kosovës, është shprehur se populli i Kosovës duhet të largojë Albin Kurtin nga qeveria, pasi sipas tij ky i fundit po rrezikon sovranitetin e vendit.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se Kurti po vendos në pikëpyetje marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe sovranitetin e Veriut.

Më tej ai shtoi se o Kurti ose Kosova do të shpallet “Non Grata” nëse kryeministri nuk largohet nga pushteti.

“Sot është fundi i një kronike të paralajmëruar. Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohen vite nga Perëndimi. Dorëheqja e Albinit është pak. Kosova duhet të heqë dorë nga Albin Kurti nëse nuk do të ketë në pikëpyetje kufijtë dhe sovranitetin e saj”.

“Sot Albin Kurti nuk është duke mbrojtur kufijtë e Kosovës, por është duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Ohrit dhe sovranitetin e Veriut të Kosovës. Sot o do shpallet ‘Non Grata” Albin Kurti ose Kosova nga SHBA”- tha ai.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj