Telenews

Spahiu i quan tradhtarë shqiptarët e Zvicrës: Hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën

 

 

Zvicra dhe Kosova kanë luajtur mbrëmë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese ‘Euro 2024’. Ndeshja është zhvilluar në Basel, ndërsa stadiumi ka qenë i mbushur pothuajse krejt me shqiptarë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1:1, duke bërë që Zvicra të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova edhe zyrtarisht mbet jashtë ‘Euro 2024’.

Kjo ka nxitur reagimin e analistit, Nexhmedin Spahiu. Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shqiptarët i ka quajtur tradhtarë.

Spahiu ka kundërshtuar ashpër të gjithë ata që përkrahin një shtet tjetër, ndërsa jetojnë në një shtet tjetër.

“Shqiptarët tradhtarë gjithandej. Në Kosovë e hajnë bukën e Kosovës e bëhen me Shqipërinë, në Zvicër hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën”, ka shkruar Spahiu.

“Mos tradhtoni vendin që ju ushqen”, përfundon shkrimi i tij në Facebook.

Të ngajshme

Treni godet një automjet afër Drenasit, lëndohen dy persona

Valjeta Turkaj

Zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroport

Valjeta Turkaj

Hill Side Residence aty ku besimi, rehatia dhe cilësia bashkohen

Valjeta Turkaj