Telenews

Spanja e Luis Enriques thyen rekordin, Gavi i afrohet Peles

Spanja e Luis Enrique ka thyer rekordin historik të ekipit kombëtar, duke marr fitoren më të thellë ndonjëherë në ngjarje të mëdha.  

Fitorja 7-0 ndaj Kosta Rikës në debutimin e Kupës së Botës Katar 2022 është kthyer në fitoren më të madhe në historinë e Spanjës.

Ata kanë thyer rekordin e vendosur në Kupën e Botës Francë 1998.

Edhe ajo ndeshje ishte e para në fazën e grupeve, ku Spanja mposhti Bullgarinë me rezultat 6-1.

 

Çuditërisht, në atë ndeshje Luis Enrique, tashmë trajneri, e nisi si titullar dhe shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes në minutën e 18.

Por në atë vit Spanja, pavarësisht fitores 6-1 në ndeshjen e parë, nuk arriti ta kalojë grupin, pasi Nigeria dhe Paraguai kaluan tutje.

Pedri krah për krah me Pelen

Gjithçka shkoi mirë për Spanjën sot. Pas 4-0 kundër Kosta Rikës, ishte Pablo Paez Gavira ‘Gavi’ që shënoi golin e pestë.

Një asistim nga Alvaro Morata, gjeti mesfushorin që shënoi në portën e Keylor Navas.

Në këtë mënyrë, lojtari i Barcelonës që debutoi në Kupën e Botës si lojtari më i ri në historinë e Spanjës, e përmbylli debutimin e tij me gol, në një ditë që nuk do ta harrojë kurrë.

Dhe është se, përveç kësaj, me golin e tij, ai bëhet golashënuesi i dytë më i ri në historinë e Kupave të Botës, i tejkaluar vetëm nga legjenda Pele që shënoi në Suedi në vitin 1958, kur kishte 17 vjeç e 249 ditë.

https://twitter.com/fifaworldcup_es/status/1595488849253351452?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1595488849253351452%7Ctwgr%5E7261c0e0b9056dbc5ddb3b6a21afc0c4cb304f9c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fspanja-e-luis-enriques-thyen-rekordin-gavi-afrohet-peles%2F

Gavi e bëri këtë gjë në moshën 18 vjeç dhe 110 ditë. Çmenduri.

Të ngajshme

Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës Premier

Erzana Fazliu

S’ka fitues në kryeqytet

Donat Hashani

Gjilani ndahet ‘keq’ në udhëtim te Ferizaji

Donat Hashani