Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani tanimë edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës çeke, Sparta Praha.
Sot gjatë ditës, skuadra çeke e zyrtarizoj transferimin e yllit kosovar duke e prezantuar atë me video në rrjetet sociale, shkruan Arbresh.info.
“Ai ishte golashënuesi më i mirë i ligës së Kosovës dhe fitoi dy tituj me Ballkanin. Në ligën e parë të Rumanisë, ai luajti 28 herë për Rapid Bukureshtin, në të cilin shënoi 18 gola dhe bëri 6 asistime. Sezonin e kaluar ai luajti pesë ndeshje për kombëtaren e Kosovës. Ai quhet Albion Rrahmani dhe ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare me Spartën”, ka njoftuar klubi çek.