Chelsea planifikon të shesë disa lojtarë këtë verë për të reduktuar skuadrën dhe për të balancuar financat e klubit.
Në listën e lojtarëve të gatshëm për t’u larguar janë Raheem Sterling, Ben Chilwell, Axel Disasi, Renato Veiga, Carney Chukwuemeka dhe Armando Broja.
Portieri Djordje Petrovic mund të largohet gjithashtu, nëse ndonjë klub pranon të paguajë 25 milionë funte. Kjo shumë është vendosur si pjesë e një marrëveshjeje zotërinjsh mes klubit dhe lojtarit.
Sterling dhe Chilwell kanë pasur sezone nën pritshmëri, edhe gjatë periudhave të tyre huazim te Arsenal dhe Crystal Palace, dhe pritet të jenë ndër të parët që do të gjejnë ekip të ri.
Ndërkohë, Christopher Nkunku ka tërhequr interesin e Manchester United. Djajtë e Kuq po konsiderojnë opsione të ndryshme në sulm, megjithëse për momentin kanë prioritet objektiva të tjerë.
Chelsea e ka vlerësuar Nkunkun me rreth 65 milionë funte dhe pritet që United të përmbushë këtë kërkesë financiare nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e sulmuesit.
Klubi londinez është i hapur për të dëgjuar ofertat për lojtarin, por ende nuk ka pasur ndonjë negociatë të avancuar për largimin e tij.
Në javët e ardhshme pritet që Chelsea të përshpejtojë largimet për të ndërtuar skuadrën sipas planeve të trajnerit Enzo Maresca.