Telenews

“Speciale më e veçantë se specialet e tjera”: Qysh ua ktheu shpinën Kurti, servilëve të tij në RTK

“speciale-me-e-vecante-se-specialet-e-tjera”:-qysh-ua-ktheu-shpinen-kurti,-servileve-te-tij-ne-rtk

“Speciale më e veçantë se specialet e tjera”: Qysh ua ktheu shpinën Kurti, servilëve të tij në RTK

Dy muaj më parë, veç dy muaj larg krizës buxhetore që do ta linte RTK-në pa asnjë cent, ushtruesi i detyrës së Kryeredaktorit në televizionin publik, Blerim Haxhija, i cili përvete përfitoi qindëra mijëra euro, përmes organizatës ku është themelues e gruaja e tij drejtuese, e prezantonte deputetin Kurti kështu, “Të ndëruar teleshikues përshëndetje dhe mirësetakohemi në këtë speciale, që është speciale më e veçantë se specialet e tjera. Sot e kemi të ftuar Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, liderin e partisë Vetëvendosje e cila i ka fituar zgjedhjet parlamentare në vendin tonë…”.

Pjesa tjetër e intervistës u shoqërua me konstatimet e gazetarit për ‘punët e mira’ të qeverisë, për ‘pengesat’ nga Gjykata Kushtetuese e opozita, për ‘statistikat e sakta që sigurisht i ka Kurti’ etj.

Sot, dy muaj më vonë, në një konferencë për media, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ia ktheu një ‘speciale më të veçantë se specialet e tjera’, gazetarës së RTK-së, kur kjo e fundit e pyeti, se a e kishte shqyrtuar kërkesën e menaxhmentit për buxhetin e RTK-së, duke iu ankuar Kurtit, se punëtorët e RTK-së rrezikojnë të mbesin pa paga.

Kurti pa ndonjë kokëçarje të madhe i tha kështu: “Ligji për Buxhet thotë se ato ndahen sipas vendimit të Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Republikës dhe këtu janë problemet kur ne kemi institucione që kanë dalë nga Kuvendi i Republikës, e i cili ngelet i pakonstituuar e rrjedhimisht edhe qeveria edhe kur do të ndihmojë është e penguar. Ju falemnderit shumë. Diten e mirë” – ishte përgjigja e tij.

Kurtit nuk i bëri përshtypje as servilosja e Drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla i cili ‘rrezikoi’ gjithçka, kur urdhëroi publikimin e lajmit të rremë për Nacionalen e Periskopin, se kinse paguhen nga Serbia e Radojiçiq, lajm për të cilin fillimisht shumica e gazetarëve të vet RTK-së u distancuan, e më pas edhe RTK u detyrua nga KPM e KMSHK të kërkoj falje ndaj Nacionales e Periskopit. Pra, as servilosja me përmendjen e ‘AKI-së’, goxha rrezikim militanteskt nga ish-aktivisti i Vetëvendosjes, tash Drejtor i Televizionit publik nuk i bën përshtypje Kurtit. Rilind Gërvalla këtë të hënë shkori në Facebook për problemet me buxhetin, një shkrimth të zbehtë e pa stil, që s’inspiroi bash asnjë punëtorë të RTK-së, veç disa profileve të afërta me Vetëvendosjen që ia bënë ‘Share’, shkruan Nacionale.

Pralajmërohen greva e protesta

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj, pas deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili nuk ka dhënë asnjë sinjal konkret për alokimin e mjeteve për gjashtëmujorin e dytë të vitit për RTK-në.

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, thekson se mungesa e bartjes së buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, është goditje ndaj RTK-së si institucioni i vetëm publik në Kosovë.

“Çdo vonesë në financim vë në rrezik funksionimin bazik të RTK-së, pagat e punonjësve, prodhimin e programeve dhe, në fund, vetë ekzistencën e mediumit publik”, thuhet në reagim.

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës thekson se pavarësia dhe stabiliteti financiar i RTK-së janë të domosdoshëm për funksionimin e demokracisë në vend. Ne kërkojmë nga Qeveria në detyrë që urgjentisht të ndërmarr hapa konkretë për bartjen e buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.

“Punëtorët e RTK-së nuk do të heshtin. Ne do të përdorim të gjitha mjetet sindikale dhe ligjore në mbrojtje të vendit të punës dhe misionit publik të Radiotelevizionit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, ka ftuar krejt mediat që të jenë zëri i tyre e tua ndihmojnë në përqimin e mesazhit, këtë të martë, kur pritet të caktohet data, ora dhe forma e protestës nga punëtorët e RTK-së.

“Qëllimi i konferencës është të informojmë opinionin publik dhe mediat mbi protestën që Sindikata do të organizojë, duke bërë publike datën, orën dhe kërkesat tona të drejta që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e ligjit në Radio Televizionin e Kosovës.” – thuhet aty.

Ndryshe, përfaqësues të RTK-së kanë mbajtur ditë më parë edhe një takim me Avokatin e Popullit, në lidhje me këtë çështje. Kujtojmë se RTK-së edhe pa kriza politike, e me institucione të konstituuara nuk i ndahet as buxheti minimal i kërkuar me ligj, anipse aty punojnë edhe qindëra punëtor profesionist. Afërsia me Vetëvendosjen e Drejtorit të televizionit Rilind Gërvalla e U.D. Kryeredaktorit Blerim Haxhija, duket se mbetet veç për përfitime personale, a duarëtrokitje brenda partisë Vetëvendosje.

Të ngajshme

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

KushtrimGuraj

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Donat Hashani

Sindikata e Policisë mirëpret vendimin e Gjykatës së Apelit për pesë policët në rastin e Lipjanit

Donat Hashani