Telenews

Specialja rifillon punën, sot konferenca për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale është rikthyer në punë pas pushimeve verore. Sot, për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen. Për këtë rast, në shtator do të mbahen 10 seanca, ndërsa në tetor dy seanca.

Pritshmëri të mëdha për dëshmitarët ka avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, Skënder Musa, sipas të cilit, do të ndryshojë e tërë rrjedha e gjykimit.

“Këta dëshmitarë natyrisht që pres që kanë me i shkatërrua të gjitha pretendimet, të gjitha provat e falsifikuara nga Serbia dhe të gjithë dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë që kanë rrejshëm në Tribunalin, në gjykatën e Hagës, pra në gjykatën Speciale për shkak se nuk mund të krahasohet një diplomat evropian apo amerikan, anëtari i NATO-s, anëtari i Bashkimit Evropian apo i Qeverisë amerikane me dëshmitarë që ne i kemi dëgju që kanë fol për humbje të lopëve, humbje të pasurisë kur dihet që ka qenë luftë apo për ndalim të një bashkëpunëtori të Serbisë që ka punu polic, pylltar që i ka shërby shërbimit ushtarak të Serbisë”, tha Musa për Radio Televizionin e Kosovës.

Ndërkaq, procesin e ka quajtur të stërzgjatur dhe të mbyllur për publikun, monitoruesi Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Sipas tij, publiku dhe monitoruesit kanë pak informata për procesin.

“Trupi gjykues duhet ta ketë parasysh që të njëjtit që një kohë të gjatë janë duke qëndruar në paraburgim dhe duhet të merren masa që ky proces të përshpejtohet dhe sa më shpejt të kemi një vendim të shkallës së parë.

Të ngajshme

Gjykata e pranon kërkesën e ZPS-së, ia ndalon Thaçit vizitorët

Erzana Fazliu

Protestë e transportuesve të autobusëve, kundërshtohet ndalesa te Xhamia e Llapit

Erzana Fazliu

Raportohet se nesër do të thirret seanca, a do të zgjidhet ngërçi në Kuvend?

Erzana Fazliu