Tashmë kemi hyrë në vitin e ri, 2025, dhe gjithçka duket qetë në kryeqytetin, Prishtinë.
Megjithatë, krejt ndryshe ishte gjendja mbrëmë gjatë ndërrimit të motmoteve.
Qytetarë, ndonëse në mënyrë të paorganizuar, ndriçuan qiellin e Prishtinës me fishekzjarrë të shumtë.
E këto pamje të mrekullueshme i ka shkrepur nga ajri fotografi dhe kameramani i njohur, Arben Llapashtica.
Ndiqni më poshtë pamjet: