Telenews

Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një energji fantastike, në studio vallëzohet me hitin viral “Anxiety”

spektakli-i-big-brother-vip-albania-nis-me-nje-energji-fantastike,-ne-studio-vallezohet-me-hitin-viral-“anxiety”

Spektakli i mbrëmjes në Big Brother VIP Albania nisi me një energji krejt ndryshe dhe spektakolare, duke elektrizuar studion dhe shikuesit para ekranit.

Big Brother e hapi natën me këngën “Anxiety” të Doechii, një hit viral që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Por ajo që e bëri momentin edhe më special ishte koreografia e frymëzuar nga Prince of Bel-Air, një performancë e veçantë që shtoi atmosferën festive në studio.

Në këtë kërcim të fuqishëm u bashkuan edhe opinionistët Neda dhe Arbri, të cilët surprizuan publikun me lëvizjet e tyre energjike.

Gjithashtu, në skenë u rikthyen të gjithë ish-banorët, duke e bërë hyrjen edhe më madhështore.

Por kulmi i performancës ishte kur Ledioni hyri në skenë duke kërcyer, duke dhuruar një moment spektakolar dhe duke ndezur edhe më shumë publikun.

Ky fillim dinamik dhe plot gjallëri premton një mbrëmje të mbushur me surpriza dhe emocione të forta. /Telegrafi/

Të ngajshme

Lady Gaga paditet për “kopjim”

Valjeta Turkaj

Përplasje e ashpër mes Laertit dhe Valbonës, banori: Big Brother-i fitohet vetëm, më ka lënë në gjunjë para një shqiptarie kur kërkova darkën

KushtrimGuraj

Era Istrefi me veturë të re!

Valjeta Turkaj