Telenews

Spektakli i Euro 2024 vazhdon edhe sot me tri ndeshje tjera, vëmendja tek Franca

Euro 2024 vazhdon spektaklin edhe sonte.

Gjate ditës së sotme luhen tri ndeshje, shkruan Arbresh.info.

Gjithçka nis me ndeshjen e Rumanisë ndaj Ukrainës, e cila luhet në kuadër të grupit E.

Kjo ndeshje fillon nga ora 15:00.

Ndërsa në kuadër të grupit E, luhet edhe një sfidë tjetër ajo ndërmjet Belgjikës dhe Sllovakisë.

Kjo ndeshje starton nga ora 18:00.

Ndërkohë ndeshja e fundit është e një ndër favoritëve për të fituar Euro 2024, Francës.

Kombëtarja e gjelave nuk do të ketë një ndeshje të lehtë pasi do të përballet me Austrinë.

Ndeshja nis nga ora 21:00.

Këto dy kombëtare bëjnë pjesë në grupin D së bashku me Holandën dhe Poloninë, ku këto dy fundit kanë luajtur ndeshjen mes tyre ditën e djeshme ku triumfuan tulipanët me rezultat 2-1.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj