Telenews

SPERTK falënderon Komisionin Evropian për mbështetjen ndaj RTK-së

spertk-falenderon-komisionin-evropian-per-mbeshtetjen-ndaj-rtk-se

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) falënderon Komisionin Evropian, përkatësisht Komisioneren për Fqinjësi dhe Zgjerim, znj. Marta Kos, për përgjigjen zyrtare dhe interesimin e treguar lidhur me situatën në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Në emër të Kryetarit të SPERTK-së, z. Gëzim Bimbashi, dhe të gjithë Kryesisë së Sindikatës, shprehet mirënjohje e veçantë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian ndaj transmetuesit të vetëm publik në Kosovë, si institucion kyç për mbrojtjen e lirisë së medias, pluralizmit dhe informimit të paanshëm të qytetarëve.

SPERTK vlerëson lart faktin që Komisioni Evropian ka njohur publikisht rolin thelbësor të RTK-së, si dhe shqetësimet lidhur me gjendjen financiare dhe stabilitetin institucional të këtij institucioni. Po ashtu, inkurajohen përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata, të qëndrueshme dhe të pavarura për financimin e RTK-së, në përputhje me standardet evropiane.

Sindikata rithekson se mbështetja ndërkombëtare është jetike për forcimin e pavarësisë institucionale të transmetuesit publik dhe për garantimin e kushteve të denja të punës për punonjësit e RTK-së.

Letra zyrtare e Komisionit Evropian, e dërguar më 23 dhjetor 2025, i është bashkëngjitur këtij njoftimi për informim të publikut dhe mediave.

SPERTK do të vazhdojë të angazhohet në mbrojtje të interesit publik, të lirisë së medias dhe të të drejtave të punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës.

Të ngajshme

27 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shërbim të jetës, forca nuk është kërcënim por detyrë

Valjeta Turkaj

Epopeja e Dukagjinit, Haxhiu: Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë

Valjeta Turkaj

Zgjedhja e zgjuar për sot dhe investimi i mirë për nesër në Kompleksin Linda

Valjeta Turkaj