Disa statistika të publikuara tregojnë se VAR-i ka bërë një numër rekord të ndërhyrjeve në sezonin 2024/2025 në La Liga dhe numrat tregojnë një histori shumë ndryshe për Real Madridin.
Sipas një raportimi nga AS, VAR ka vendosur një rekord të ri në sezonin 2024/2025 në La Liga me një total prej 189 ndërhyrjesh, pothuajse dhjetë herë më shumë se sa rekordi i mëparshëm në sezonin 2022/2023.
Real Madridi ishte në mesin e skuadrave më të penalizuara, me 16 ndërhyrje që nuk shkuan në favorin e tyre dhe nëntë që shkuan në favorin e tyre.
Në ndërkohë, kampioni i La Ligas, Barcelona, ka përfituar më së shumti me 16 vendime që kanë shkuar nëtë mirë të tyre dhe vetëm shtatë në anën e kundërt.

Kjo statistikë tregon një histori krejt tjetër nga narrativa që është krijuar gjatë tërë sezoni se gjyqtarët dhe VAR-i e favorizojnë Real Madridin.
Në fakt, statistikat e publikuara zbulojnë një rritje në gabimet e gjyqtarëve, duke i detyruar ata që të mbështeten fortë në VAR, veçanërisht pas inkuadrimit të sistemit gjysmë-automatik të pozitës jashtë loje.
Një rekord prej 86 penalltish dhe 40 kartonas të kuq u dhuruan pas rishikimit në VAR, së bashku me 62 gola të pranuar dhe 40 gola të anuluar për pozitë jashtë loje.
Real Madridi ka pasur tetë gola të anuluar nga VAR, më së shumti nga çdo skuadër tjetër, teksa kundërshtarët e Barcelonës kanë pasur pesë gola të anuluar.
Statistikat po ashtu tregojnë se Barcelona e Hansi Flick ka marrë më shumë se dyfishin e vendimeve që kanë shkuar në favorin e tyre na VAR, me 16 vendime në favorin e tyre dhe statë kundër – shifrat më të mira në La Liga.
Në krahasim, Real Madridi ka pasur një rekord negativ me vetëm shtatë vendime në të mirë të tyre, duke u barazuar me Alavesin si ekipet që janë penalizuar më së shumti nga ky sistem./Telegrafi/