Telenews

Statistika shqetësuese të incidenteve nëpër shkollat e Prishtinës, të përfshirë edhe arsimtarë

Incidentet nëpër shkolla janë shpeshtuar viteve të fundit. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 49 incidente nëpër shkollat e Prishtinës. Të përfshirë ka edhe arsimtarë.

Shqetësues është fakti që shumica e këtyre incidenteve, janë nëpër shkolla fillore.

Sipas statistikave që Policia e Kosovës i ka dërguar gazetares së gazetës online Reporteri.net, Leonora Kolukaj, 33 incidente janë të raportuara në shkollat fillore, e 16 në ato të mesme.

Sipas Policisë, natyra e këtyre incidenteve janë lëndim i lehtë trupor, kanosje, ngacmim seksual, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, vjedhje, sulm, dëmtim apo asgjësim i pasurisë, armëmbajtje pa leje, person i zhdukur/gjetur.

Brenda këtyre muajve janë arrestuar 20 nxënës, janë sekuestruar pesë thika e një shufër metalike.

Lidhur me këto incidente, në mbajtje janë dërguar gjashtë nxënës.

Këto raste nuk lidhen direkt vetëm me nxënës. Ato janë të raportuara si incidente nëpër shkolla, ku ka të përfshirë arsimtarë dhe nxënës.

Të ngajshme

Themelorja e Prizrenit për rastin në Suharekë: Rasti ndodhi para se të kalohej kontrolli i sigurisë

Valjeta Turkaj

Podujeva mbetet pa ujë për dy ditë për shkak të punimeve teknike në gypin kryesor

Valjeta Turkaj

Dy projekte madhore për Suharekën: 1.45 milionë euro për zjarrfikësit dhe familjet në nevojë

Erzana Fazliu