Telenews

Stavileci jep doëheqje nga KB Prishtina, anëtarët e bordit të klubit e refuzojnë kategorikisht

Blerand Stavileci ka ofruar sot dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të klubit të basketbollit, Prishtina.

Mediumi ekskluziv i basketbollit, AsistiOnline sot njoftoi për dorëheqjen e Stavilecit nga pozita që mbante në klubin prishtinas, por duket se ky vendim nuk ju ka pëlqyer anëtarëve të bordit drejtues të klubit bardhekaltër dhe një gjë e tillë është refuzuar kategorikisht nga ta.

Në një prononcim zyrtar nga klubi prishtinas, kanë konfirmuar se Stavileci ka ofruar dorëheqjen e tij të plotë nga klubi prishtinas, por që anëtarët e bordit të klubit bardhekaltër e kanë refuzuar një gjë të tillë dhe sipas të gjitha gjasave ai do të mbetet kryetar i KB Prishtinës deri në një vendim tjetër.

”Po është e vërtetë se kryetari Stavileci ka ofruar dorëheqjen, mirëpo në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të klubit, anëtarët e kryesisë e kanë refuzuar kategorikisht atë vendim të tij dhe deri në vendim tjetër, ai do të mbetet pjesë e pandashme e jona”, thuhet në përgjigjjen e klubit bardhekaltër për AsistiOnline

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj