Ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, është shpallur qytetar nderi i Prizrenit.
Kjo u bë e ditur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Xhelili.
Xhelili tha se Mesiq në vazhdimësi ka dëshmuar se është mik i Kosovës.
“Stipe Mesiq ish Presidenti i Kroacisë sot u shpall qytetar nderi i Prizrenit! Zoti Mesiq ka dëshmuar në vazhdimësi se është mik dhe përkrahës i Kosovës! Prizreni ka nderuar mikun tonë dhe është i nderuar që nga sot e ka qytetar nderi Presidentin Stipe Mesiq!” – tha Xhelili.