Telenews

STOLTENBERG: FORCAT RUSE NUK PO TËRHIQEN!

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen.
Duke folur në Bruksel këtë pasdite, Stoltenberg tha: “Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”.
“Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim veprime shtesë sulmuese, duke sjellë edhe më shumë vuajtje”, tha ai.

Të ngajshme

Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Francez

Yllka Gashi

Aktakuza ndaj Shehollit, OVL-UÇK: Institucionet t’i ndjekin provat, Kosova duhet të dijë kush punoi kundër saj

Yllka Gashi

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Yllka Gashi