Telenews

“Stop terrorit të Kurtit”, “Ne duam të drejtat tona”, disa nga pankartat e protestuesve serb në veri

Një grup qytetarësh po mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Kurti, shkatërrove marrëveshjen e Brukselit, shkatërrove gjithçka!”, “Ne duam të drejtat tona”, “Stop terrorit të Kurtit”, shkruan teve1.info
Kolona prej disa qindra qytetarëve po udhëhiqet nga krerët e Listës Serbe.
Deputetët e Listës Serbe, si dhe ministri për Kthim dhe Komunitete kanë bërë të ditur se do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviq, e cila mori pjesë në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Këtë e ka bërë të ditur ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ku tha se përveç njerëzve nëpër institucione, pozitat e tyre do t’i ngrijnë të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët serbë.

Të ngajshme

Kuvendi mban seancë të enjten

Rrezarta Ramaj

Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

Rrezarta Ramaj

Kur duhet të shqetësoheni për humbjen e oreksit?

Rrezarta Ramaj