Telenews

“Stop vjedhjes me tarifa”- Nis protesta e paralajmëruar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji, ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e çmimit të rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Disa qytetarë, të cilët mbajnë pankarta në duar, janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

“Stop vjedhjes me tarifa”, “Fatura jonë, pasuria juaj”, “Nuk paguajmë për dështimet tuaja”, “Qytetarët nuk janë bankomat”, ishin disa nga pankartat që qytetarët po mbajnë në duar.

Ndërkohë, ZRRE-ja, edhe pse nuk e bëri publike përqindjen e saktë të rritjes, Radio Evropa e Lirë raportoi me burime të brendshme se rritja mund të arrijë deri në 16 për qind.

ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim.

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, maksimalet arrijnë deri në 35°C

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 korrik

Erzana Fazliu

Nga janari në qershor, këto janë shtatë vrasjet që tronditën Kosovën

KushtrimGuraj