Telenews

Storie e suksesit – Optika Moda një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë (VIDEO)

Dyqani më i madh i syzeve në Kosovë, Optika Moda është njëra prej storieve më të mira të suksesit në Kosovë.

Një kompani e formuar para vetëm 14 vitesh me një dyqan në Prishtinë, ndërsa sot rrjeti i tyre është zgjeruar në plotë 18 dyqane në tërë Kosovën, në plotë 10 qytete të Kosovës, transmeton Telenews.al

Optika Moda ishte një ide dhe qëllim, ku nga një vizion është bërë praktikë, një zingjir i dyqaneve të Optikës që është mbi nivelin e mesëm evropian. Ku për çdo ditë kanë rritje mbi 30% në nivelin e klientelës.

Shkalla e përdorimit të syzeve në Kosovë, akoma është shumë më e ulët, sesa duhet për tu përdorur. Edhe pse ende nuk ka ndërgjegjësim të duhur, krahasuar me të kaluarën vendi ynë megjithatë qëndron dukshëm më mirë.

Bartja e syzeve në fakt është kulturë më vete, siç kanë bërë njerëzit dikur, kur ecnin pa mbathje, derisa sot përdoren këpucët e, sot edhe bartja e syzeve është kulturë e shëndet, sepse i mbron dhe sheh më mirë, e bën jetën më komode dhe është diçka e zakonshme dhe normale, sepse ajo lindet me probleme të pamjes.

Optika Moda ofron jo vetëm syze të dioptrisë, që është 90% e qarkullimit dhe është qëllimi themelor i çdo optike, por normalisht kanë edhe syze të diellit, por edhe këto hyjnë në kuadrin e shëndetit, sepse edhe ato mbrojnë sytë nga rrezatimet e forta të diellit në bregdet, apo gjatë kohës sa jeni në borë etj.

Pra, përdorimi i syzeve në përgjithësi është çështje shëndetësore, andaj mos hezitoni dhe investoni në shëndetin tuaj.

Për të parë storien e suksesit të një Optike Mode, ndëgjojeni intervistën e realizuar nga Telenews.al me pronarin e dyqanit, Basri Asllani:

Të ngajshme

Al Trade Market me super-aksion për nder të Vitit të Ri

Donat Hashani

Çka është lija e majmunit dhe cilat janë simptomat

Erzana Fazliu

Konfirmohet rasti i parë me Linë e Majmunëve në Kosovë

Erzana Fazliu