Telenews

Stresi i futet politikës, shpall kandidaturën

stresi-futet-sonte-ne-bbvk

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht nga publiku si Stresi, ka surprizuar ndjekësit e tij me një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale.

Përmes një postimi zyrtar ku shfaqet logoja e Partisë Demokratike, ai ka bërë të ditur vendimin e tij më të fundit për t’u përfshirë aktivisht në jetën politike të vendit, duke zyrtarizuar kandidaturën për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Në mesazhin e tij drejtuar ndjekësve, Stresi ka theksuar se ky vendim vjen si një detyrim ndaj vendit dhe rinisë shqiptare. Ai u shpreh se ky hap nuk është thjesht një lëvizje politike, por një përgjegjësi e madhe për të përfaqësuar zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Duke kujtuar fillesat e tij, artisti ka vënë në dukje se vjen nga jeta reale dhe sfidat e rrugës, elemente këto që e bëjnë të njohë nga afër problemet e të rinjve.

Në thirrjen e tij publike, Stresi ka kërkuar që rinia të mos heshtë dhe të mos dorëzohet, por të ngrihet për të marrë vendin që meriton aty ku merren vendimet e mëdha. Ai ka ftuar çdo të ri që beson te ndryshimi dhe te një Shqipëri më e mirë që t’i bashkohet në këtë rrugëtim të ri, duke mbyllur mesazhin me fjalët se e ardhmja nuk pret dhe se ajo ndërtohet nga vetë ata.
Në fund të postimit, Stresi ka zbuluar edhe takimin e tij të parë zyrtar në këtë angazhim, duke ftuar mbështetësit ditën e nesërme në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.

Screenshot

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj