Telenews

Stresi jep versionin e tij, thotë se ishte kaq vota para Vedatit

Arkimed Lushaj – Stresi u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova.

Ai së fundmi ka dhënë një intervistë në “Ditë pas Dite”, ku ka folur për eksperiencën brenda duke ndarë disa detaje të tjera për publikun.

Artisti nga Shqipëria theksoi se kjo ishte sfida e tij e fundit në showbiz, të cilësuar një përvojë të vështirë.

“Është sfida ime e fundit në showbiz. Gjëja më e vështirë që kam provuar ndonjëherë në jetën time është Big Brother. E parë nga televizori duket e lehtë por kur je aty gjithçka ndryshon”, u shpreh ai.

Tutje, reperi thotë se strategjia e tij ka qenë origjinaliteti – të jetë vetvetja gjatë gjithë kohës.

“Nuk kam sulmuar unë i pari. Strategjia ime ka qenë origjinaliteti im dhe mbrojtja. Gjithmonë kam marrë dhe kur më kanë goditur u jam kthyer”, vazhdoi mes tjerash 36-vjeçari.

“Parimi im ishte të mos dilja jashtë vetes. E shyqyr Zotit nuk rrëshqita. Kush ka bërë deklarata ka bërë gabim. Unë nuk kam bërë deklarata por kam thënë. Kam hyrë i fundit do të dal i fundit”, tha ai.

Stresi gjithashtu ka folur edhe për Vedatin, duke qenë se ishte i dyti, teksa tha se kishin diferencë 18 mijë vota. /Telegrafi/

Të ngajshme

Afërdita Paçarada zbulon një sekret për ndjekësit

Erzana Fazliu

Pas 5 vjetësh, moderatorja e njohur njofton largimin nga ky emision në “Top Channel”

Erzana Fazliu

Rita Ora me koncert të bujshëm në Lituani!

Erzana Fazliu