Reperi i njohur, Stresi dhe banorja tjetër e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura kanë qenë të lidhur bashkë me pranga në sfidën e dhënë nga “Vëllai i Madh”.
Por, në një moment reperi ka humbur durimin me Xhulin duke hequr prangat, dhe shprehu se dëshiron të largohet nga shtëpia.
“Më ka ardhur dita, nuk rri më dot, nuk mund të duroj kaq kam patur mundësi të jao këtu”, u shpreh Stresi.
Më pas të gjithë banorët tentuan që reperi të ndryshojë mendje ndonëse ai insistonte që të largohej.
Reperi tjetër, Getinjo provoj që ta qetësonte duke i thënë se ai i duhet kësaj loje dhe duhet të përqendrohet që t’i shkoj deri në fund.
Megjithatë, pas diskutimeve me banorët Stresi ka reflektuar dhe vendosi të vazhdonte lojën dhe rrugëtimin në BBVK.

