Telenews

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues – është kryefjala

Arkimed Lushaj – Stresi ka komentuar banorët e Big Brother VIP Albania 4 në Fan Club me Heidi Bacin.

I pyetur se kë sheh fitues në këtë edicion, ai ka dhënë një përgjigje të prerë, ndonëse sheh disa konkurrentë të fortë.

“Rozana është lojtare e fortë, mendoj unë. Artikulon, është aty. E shoh finaliste padiskutim”, tha ai.

Ndërsa për Gjestin theksoi: “Jam normalisht pro për Gjestin. Duke parë nga Bigu ku ishte, edhe ku është. Nuk është e lehtë të bësh dy Big Brothera. Gjesti e ka pasur pak më të tensionuar, mu bë zemra mal kur e nxorën nga atje dhe hyri këtu”.

“Ka bërë dy Big Brothera, është kryefjala, shpresoj ta fitojë ai. Unë jam pro atij. Por pranoj. Mendoj që do të jetë fituesi. Bravo për lojën që ka bërë”.

Stresi ka treguar përkrahjen për Gjestin edhe duke i dërguar drone në shtëpinë e famshme.

Veç tjerash, ai më parë organizoi edhe protestë për t’i dalë në mbrojtje për disa padrejtësi që mendoi se iu bënë në këtë format.

Të ngajshme

Learta zbulon surprizën e Shyhretes për Vit të Ri

KushtrimGuraj

Jennifer Aniston shijon një mbrëmje romantike me Jim Curtis dhe zbulon pse ndihet e sigurt pranë tij

KushtrimGuraj

Për herë të parë dy gra opinioniste të “BBVK”-Ja kush janë

KushtrimGuraj