Stresi ka përmendur shpesh ish-bashkëshorten e tij, Keisin, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” dhe sot ndau me banorët një rrëfim për shëndetin e saj, si dhe arsyen pse e ka ende brengë
Ai u shpreh se Keisi “është një vajzë ekstremisht e fortë. 7 vjet më ka mbajtur në shpinë, me halle, me probleme, me të mira. Po ta them edhe një gjë: I ka dy “tumore”, se po hyjmë tani dhe po flasim për hallet e tjetrit. Tumor edhe një kist i ka të dy, ngjitur njëri-tjetrit”.
“Prandaj unë flas shpesh për të, sepse më ka mbetur një brengë shumë e madhe në shpirt…Mundet të më ndërrojë jetë vajza që s’e kam parë prej 3 vitesh”, u shpreh Stresi, duke krahasuar problemet e vogla të të tjerëve me atë të Keisit që sipas tij, i përket edhe atij.
“I ka dy vëlla, në kokë, ngjitur”, tha edhe njëherë Stresi, duke u përlotur, ndërkohë konkurrentët e inkurajuan të ketë besim.

