Duket se edhe me ardhjen e pushtetit të ri në Kosovë, ndikimet në konkurse për sfera të ndryshme vazhdojnë të jenë prezente ende në shoqërinë tonë.
Një rast i tillë, pretendon ti ketë ndodhur edhe studentja e dalluar e njërit prej drejtimeve të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, që konkuroi për pranim në spitalin e Gjilanit, transmeton Telenews.al
Lirie Hasani, tregoi nëpërmjet një përshkrimi në rrjetet sociale, për padrejtësinë që i ka ndodhur në konkursin e shpallur nga Komuna e Gjilanit, për disa vende pune në pozitën e infermieres në spitalin e këtij qyteti.
Ajo në postim, përshkruajti fillimisht shkollimin e saj të shkëlqyer, e i cili duket se nuk i hyri fare punë, pasi sipas saj për tu punësuar në Kosovë, duhet të jesh pjesë e pazareve dhe vegël e dikujt, por që ajo shkruan se asnjëherë nuk do të ju nënshtrohet të tilla padrejtësive dhe do ti kundërshtojë ato në të gjitha format. /Telenews.al/
Postimi i saj i plotë dhe pa ndërhyrje:

