Telenews

Studimi i ri thotë se përdorimi i telefonit në tualet rrit ndjeshëm rrezikun e hemorroideve

Shumë njerëz e shohin tualetin si vendin e vetëm për pak qetësi, për të lexuar apo për të kaluar kohë me telefon. Por ky zakon mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin, sipas studimit të ri të publikuar në revistën shkencore PLOS One.

Studimi tregon se përdorimi i telefonit gjatë qëndrimit në tualet rrit me 46 për qind rrezikun për të zhvilluar hemorroide. Arsyeja kryesore është koha e zgjatur që njerëzit kalojnë ulur në WC, duke humbur ndjenjën e kohës nga përdorimi i rrjeteve sociale apo leximi i lajmeve online.

“Hemorroidet janë grupe venash në zorrë të trashë apo rektum dhe jashtë anusit që mund të fryhen nga presioni i shtuar, duke shkaktuar kruarje, dhimbje dhe gjakderdhje”, ka shpjeguar doktoresha Trisha Pasricha, autore kryesore e studimit, gastroenterologe në Massachusetts General Hospital dhe ligjëruese në Harvard Medical School.

Ajo ka theksuar se modeli i biznesit të aplikacioneve të rrjeteve sociale është krijuar t’i shpërqendrojë njerëzit.

“Aplikacionet janë krijuar të na bëjnë të humbim ndjenjën e kohës dhe të na varin pas algoritmit. Ne po fillojmë të kuptojmë sa shumë po ndikojnë telefonat e mençur në faktorë të ndryshëm të jetës sonë”, ka thënë ajo, raporton CNN.

Në studim morën pjesë 125 të rritur që po i nënshtroheshin një kolonoskopie kontrolluese. Nga ta, 66 për qind pranuan se përdorin rregullisht telefonin në tualet. Ata që e merrnin telefonin me vete kalonin dukshëm më shumë kohë ulur sesa ata që nuk e përdornin.

Mjekët shpjegojnë se ulja për kohë të gjatë në tualet, sidomos në pozicionin e WC-së moderne, rrit presionin në zonën e rektumit dhe favorizon shfaqjen e hemorroideve.

“Kur je ulur në një guacë tualeti, nuk ke mbështetje të dyshemesë së legenit. Me kalimin e kohës kjo rrit presionin dhe bën që gjaku të grumbullohet”, ka thënë Pasricha.

Doktoresha Hima Ghanta, kirurge kolorektale në Holy Name Medical Center në New Jersey, ka shtuar se qëndrimi i gjatë me telefon shoqërohet edhe me qëndrim të keq trupor.

“Kur shikojmë në telefon, shpesh përkulemi. Ky pozicion nuk është ideal për zbrazjen e zorrëve. Njerëzit që dikur ishin të detyruar të uleshin në pozicion cuc nuk kishin kaq shumë probleme. Por ne kemi ndryshuar mënyrën se si ulemi dhe kjo po i përkeqëson hemorroidet”, ka thënë ajo.

Studimi tregon se problemi nuk lidhet drejtpërdrejt me kapsllëkun.

Të ngajshme

VIA EGNATIA ose rrugë romake me asfalt!

KushtrimGuraj

Dy shenjat e horoskopit që do të shënojnë sukses të madh në karrierë këtë shtator

KushtrimGuraj

“S’ka më hamendje a me dalë me ecë”, Përparim Rama thotë se cilësia ajrit do të matet në kohë reale

Donat Hashani